Erion Murataj PSD

Policia e Beratit ka arrestuar një grua, e cila akuzohet se ka plagosur me thikë partneren e ish-bashkëshortit të saj.

Në pranga është vënë shtetasja P. Sh., 42 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, Berat. Raportohet se ajo ka goditur me thikë partneren e ish-burrit, pasi kjo e fundit i ka dhunuar djalin e saj të mitur.

“Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasen P. Sh., 42 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, Berat, pasi ditën e djeshme ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit, shtetasen B. I., 41 vjeçe, banuese në Kamçisht, Berat. Për shtetasen B. I, dy ditë më parë ka nisur procedimi penal për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të bashkëjetuesit të saj, njëkohësisht dhe djali i shtetases P. Sh.”, njofton policia.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.