Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin nga autoritetet shqiptare, Lulzim Berishën.

“Kisha pirë gjithë ditën”! Zbardhet dëshmia e “gangos” së Pogradecit, Denis Meçe: Nuk doja ta vrisja, por t’i fusja një shpullë ta qetësoja, por…
Gjykata Kombëtare e Spanjës ka pranuar kërkesën e prokurorisë spanjolle për ekstradim. Gjykata Kombëtare e Spanjës e ka marrë vendimin ditët e fundit, pas gjyqit të parë që u zhvillua më datë 2 korrik.

Lulzim Berisha, i cili përfaqësohet nga dy avokatë spanjollë, kërkoi rreth një muaj më parë gjykatës që të mos dorëzohet në Shqipëri, pasi sipas tij në vendin tonë i rrezikohet jeta dhe ka frikë nga një hakmarrje.

Sipas prokurorisë spanjolle Lulzim Berishës i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke ua dorëzuar Lulzim Berishën, autoriteteve shqiptare, ai nuk do të rrezikohet.

Lulzim Berisha ka të drejtën për të apeluar vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.