Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seancë për kthimin e celularit të sekuestruar të Ajola Xoxës.Nuk dihet nëse Xoxa do të paraqitet personalisht apo do të përfaqësohet nga avokati i saj.
Telefoni i zonjës Xoxa u sekuestrua nga SPAK, ndërsa kujtojmë se Prokuroria e Posaçme e akuzon bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.
