I penduari i drejtësisë në Itali, Santino de Matteo ka reaguar pas lirimit të ish bosit mafioz që i vrau të birin, Giuseppe.
“Unë nuk kam fjalë për këtë që po ndodh, shteti u mashtrua. Ai ka mbytur edhe një vajzë shtatzënë, Antonella Bonomo 23 vjeçe dhe i torturoi të fejuarin.
E mbyti pa arsye, ajo nuk dinte gjë. Ai ka bërë gjëra të tmerrshme, thjesht nuk i përket racës njerëzore”
Me këto fjalë De Matteo që vazhdon të qëndrojë në një vend të fshehtë, reagoi ndaj lirimit të Giovanni Brasca pas 25 vitesh burg.
“Ai duhet të vdiste prapa hekurave, aty duhet të kalbej”, vazhdon i penduari që humbi të birin vetëm sepse Brusca me të vëllain Renzo, për llogari të Toto Riinës, deshën t`i mbyllnin gojën e ta shantazhonin që të mos fliste.
Ata e sekuestruan Giuseppen për gati dy vjet, e pastaj e vranë.
Për të zhdukur gjurmët, Brusca e shkriu trupin e 13 vjeçarit në acid.
“E njihte djalin tim që fëmijë, kishte luajtur dhe play station me të. E prapë, e hodhi në acid. Po a paguhet me 20 vjet burg një tmerr i tillë? Nuk kam asnjë varr se ku ta qaj. Nëse e shoh atë njeri në rrugë, nuk jap garanci për atë që mund të ndodhë”, është shprehur de Matteo.