Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha me anë të një dalje publike ku shoqërohej nga Vehap Kola dhe Shpëtim Zekthi, ka uruar besimtarët myslimanë të cilët festojnë ‘Fitër Bajramin’ në ditën e sotme, e cila përmbyll edhe muajin e shenjtë të ‘Ramazanit’.

“Agjerim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë”- tha Basha në daljen e tij publike për mediat.