Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas mbledhjes urgjente të grupit, u shpreh se vendimi i Apelit që la në burg deputetin Ervin Salianji prek çdo qytetar.

Gazment Bardhi: Së pari, në emër të grupit të PD, dënoj me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Edi Ramës kundër deputetit Ervin Salianji. Ky vendim i paprecedentë, nuk ka asnjë rast në Shqipërisë, që dikush për kallëzim të rremë të ketë shkuar në burg. Vendimi i sotëm nuk është kundër Ervin Salianjit, është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar. Kundër kujtdo që denoncon korr e Edi Ramës dhe lidhjet me krimin. Salianji ka thënë që Xhafaj është trafikant droge dhe për këtë po shkon në burg. Kush e dha sot vendimin? Një gjyqtar që ka mbrojtur socialistët. Këto janë gjyqtarët, që për llogari të një trafikanti droge, mendojnë se do i mbyllin gojën opozitës. Pse nuk bëhet hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafës. Pse nuk kalon në sitën e pasurisë për ligjin antimafia. Kjo është shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar, ndaj opozitës në tërësi.

Top Channel