Një shtetas malazez, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në tentativë për të hyrë në Shqipëri.

38-vjeçari Armano Pepic akuzohet nga autoritetet gjyqësore në Vjenë, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet në Austri, më datë 08.05.2024, i kanë caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Vjenën do të kryejë procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit në Austri./abcnews.al