Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është kapur këtë të shtunë.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, po kryen procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt Kosovës.

“Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin:

A.S., 34 vjeç, banues në Cërrik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, kreu procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit”, njofton policia.