Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 34”.
I dënuar nga Gjykata e Torinos, me mbi 4 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Maminas dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari.
Në vazhdën e operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në ndërkombëtar që fshihen në Shqipëri, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me homologët e Policisë italiane, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Operacionalja 34
