Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për plagosje dhe vrasje.

I riu nga Levani në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë me armë zjarri në qershor të vitit 2023 një person në Siçili dhe plagosur një tjetër.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali./abcnews.al