Një djalë 8-vjeçar nga Pylos është dërguar në spitalin e Athinës, i cili ka mbetur i plagosur rëndë në dorë nga një fishekzjarre.

Sipas informacioneve 8-vjeçari me origjinë nga Shqipëria është gjetur me një mik jashtë kishës së Panagia Myrtidiotissa, ku kanë gjetur një fishekzjarr, i cili duket se nuk kishte shpërthyer.

Ai ka tentuar ta ndezë, por ajo ka shpërthyer në dorë, duke e plagosur rëndë gishtin e madh.

Fillimisht ai u transferua në Qendrën Shëndetësore të Pylos dhe prej andej me autoambulancë në Spitalin e Kalamatës. Mirëpo u pa e nevojshme transferimi i tij në një spital në Athinë, ndaj me kujdesin e familjes u transferua në Spitalin e Fëmijëve.