Banorët e Nea Malgara në Greqi janë të tronditur nga vdekja tragjike e një foshnje 18-muajshe, e cila u gjet e pajetë në një gropë pranë shtëpisë së gjyshërve të saj.

Nëna e fëmijës shkoi ta merrte atë nga gyshërit, teksa ata bashkë me fqinjin kishin dalë duke e kërkuar në parcelat përreth. Nëna njoftoi policinë dhe zjarrfikësen.

Prokurori tashmë po heton në lidhje në ngjarjen e rëndë për të arritur në përfundimin nëse janë konsumuar apo jo elementë të ndonjë vepre penale.