Kristi Saka është 12-vjeçari që vuan nga tumori, që prej vitit 2018. Ndërsa prej afërsisht dy muajsh, ai është shtruar në QSUT.

Pas disa operacionesh, vogëlushi duhet të shkojë jashtë vendit për t’u operuar sërish në mënyrë që të jetojë.

Në një lidhje me Skype, bashkë me nënën e tij Florda Saka dhe gazetaren që ka publikuar rastin, Nertila Haxhia, Kristi ka bërë thirrje për ndihmë.

“Ka tre vjet në janar që endemi nëpër spitale, ndërsa këtu ka një muaj e gjysmë. Në nëntor të 2018 kishte dhimbje koke dhe qafe. Ne nuk e kuptonim se kujtonim se kishte ndonjë viroz.

Më dukeshin dy figura thoshte kur shikonte. E çuam për vizitë, na thanë që nga sytë është mirë por ka dicka tjetër. E sollëm në Tiranë në janar dhe bëri operacionin e parë. Ne jemi nga fshatrat e Durrësit”, tha mamaja e 12-vjeçarit.

“Më ka marr malli për të shkuar në shkollë. Për babin për vëllain për të gjithë. Më pelqen Bes Kallaku. Më bën të qesh me të gjitha videot, e shikoj te ‘Kosherja, në Facebook, Instagram.

I them shqiptarëve,vetëm të më ndihmojnë të ngjallem dhe unë, të shkoj në shkollë si të gjithë shokët e mi në shkollë”, u shpreh vogëlushi.

Të gjithë ata që duan t’i vijnë në ndihmë Kristit dhe familjes së tij, mund të kontribojnë në: Të dhënat bankare: Florda Kujtim Saka, numër llogarie 0001649799. 

l.k/abcnews.al