Për të gjithë fansat e telefonave LG, kompania e Koresë së Jugut njoftoi se do ndalojë së prodhuari telefona. Mësohet se Gjigandi elektronik ka thënë se 6 vitet e fundit kompania ka pasur vetëm humbje nga smartphone-t, pavarësisht inovacioneve që kishte sjellë.
Ndërkohë që në SHBA, LG renditet si marka e tretë më e popullarizuar, pas Apple dhe Samsung, por në tregjet e tjera ka pasur rënie. Bosët e markës thanë se tregu është bërë shumë konkurrues prandaj po tërhiqen për t’u përqendruar në sektorë të tjerë.
“Vendimi strategjik i LG për të dalë nga sektori i telefonit celular tepër konkurrues do t’i lejojë kompanisë të përqendrojë burimet në fushat e rritjes si komponentët e automjeteve elektronike, shtëpitë smart, robotë dhe tek inteligjenca artificiale”, tha kompania në një deklaratë.