Një nga zakonet më të zakonshme kur gatuajmë spaghetti është t’i thyejmë në gjysmë përpara se t’i fusim në tenxhere. Ndonëse kjo mund të duket e përshtatshme, në fakt, nuk është kështu. Ka një arsye pse italianët nuk e bëjnë kurrë një gjë të tillë dhe i gatuajnë ashtu siç janë.

Arsyeja pse spaghetti-t përgatiten pa u thyer është se në këtë mënyrë mund t’i mbështjellim tërësisht rreth pirunit. Nëse i thyeni, nuk mund t’i mbështillni siç duhet rreth pirunit më pas. Përveç kësaj, italianët besojnë se një gjë e tillë sjell fat të keq. /abcnews.al