Identifikohet trupi i djegur që u gjet në Katerini të Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një parukier 45-vjeçar.
Ai u gjet i djegur pasditen e sotme pas varrezave të Kallitheas në Katerini, ndërsa në kokë kishte një kapuç dhe ishte i lidhur. Sipas Thestival.gr, të afërmit e vitkimës kishin nisur kërkimet që prej të hënës. Trupi i tij u gjet nga kalimtarët, të cilët menjëherë thirrën policinë.
Krimi ka shkaktuar tronditje për komunitetin. Sipas pierianeës.gr, ekzaminimi fillestar zbuloi se burri ishte djegur i gjallë. 45-vjeçari me inicialet I.A., banues në Kallithea, thuhet se ka qenë i varur nga droga. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e krimit dhe për identifikimin e autorëve.
fax web