Policia e Kolonjës arrestoi ditën e sotme për zjarrëvënie të qëllimshme ish-zv. Ministrin e Integrimit Albert Gajo.
Gajo dyshohet se në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.
Denoncimi për ish-ministrin është bërë nga fqinji i tij i cili deklaron se ndodhet në një proces gjyqësor me të.
Materialet në ngarkim të ish-ministrit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Kujtojmë se Gajo ka mbajtur pozicionin e zv.ministrit të Integrimit gjatë mandatit së qeverisë së PD-së 2005-2009 dhe postin e zv.ministrit të Shëndetësisë gjatë mandatit 2009-2013.