Një aksident tepër i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali. Një teleferik u rrëzua në rajonin e Piemontes dhe i mori jetën 14 personave. Mes viktimave kishte dhe fëmijë, pasi në këtë tragjedi u shuan familje me kombësi italiane dhe izraelite.
I vetmi që arriti ti mbijetonte tragjedisë është një 5-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Mediat në vend bëjnë me dije se fëmija ndodhet në spitalin e fëmijëve Regina Margherita në Torino dhe i është nënshtruar një operacioni.
Gjendja e fëmijës është kritike, por mjekët shprehen se jeta e tij mund të shpëtohet. Në spital mbërriti dhe halla e tij e cila është shprehur se është shumë e tronditur nga ngjarja e rëndë.
Ndërkohë një mjek ka deklaruar se fëmija 4-vjeçar ka pësuar dëmtime në kokë, por shtoi se kujdesi për të është maksimal.
Tragjedia e rëndë që ndodhi në Piemonte u mori jetën 14 personave. Autoritetet kanë treguar se viktimat janë nga 4 familje, 2 nga Lombardia, një familje nga Emilia Romagna dhe një nga Calabria.
Teleferiku me të cili këto familje po udhëtonin ra nga një lartësi shumë e madhe, vetëm pak metra para se të arrinte në destinacion.