Në prangat e policisë ka rënë Ervis Qorri, 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.
Njoftimi i Policisë:
Përmet/I vodhi celularin një shtetasi italian, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se i kishin vjedhur celularin, në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”, Përmet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Policia, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vjedhjes së celularit të 23-vjeçarit italian, shtetasi:
E. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.