Gencian Bajrami 21 vjeç është vënë në pranga, pasi i ka vjedhur 27 000 lekë të rinj dhe 55€, shtetasit amerikan me inicialet E. C, përkohësisht banues në qytetin e Shkodrës.
Njoftimi i Policisë: Shkodër
I vodhi një shumë parash, një shtetasi amerikan, falë veprime te shpejta nga Policia, identifikohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
I arrestuari, i dënuar së fundi për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas amerikan, se i kishin vjedhur një shumë parash, në rrugë, në qendër të qytetit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës së organizuar është bërë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit G. B., 21 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje.
Ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur 27 000 lekë të rinj dhe 55€, shtetasit amerikan E. C., përkohësisht banues në qytetin e Shkodrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.