
Rezidenca e guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro u përfshi nga flakët, teksa ai dhe familja e tij ishin duke fjetur.
Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një burrë nga Harrisburg. Guvernatori, gruaja e tij Lori Shapiro, katër fëmijët e tyre, dy qen dhe një familje tjetër u detyruan të evakuohen nga shtëpia, e cila u dëmtua ndjeshëm nga zjarri. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Cody Balmer, 38 vjeç, u arrestua në lidhje me zjarrvënien e supozuar, e cila ndodhi disa orë pasi Shapiro dhe familja e tij shtruan një darkë për Pashkën.
Balmeri do të akuzohet nga prokurorët për tentativë vrasje, terrorizëm, zjarrvënie të rëndë dhe sulm të rëndë ndaj një personi të regjistruar.
Shapiro, 51 vjeç, u zgjodh guvernator i Pensilvanisë në vitin 2022 pasi kaloi gjashtë vjet si prokuror i përgjithshëm i shtetit.
Ai njihet si një demokrat i shquar. CNN shkruan se ai ishte një nga disa kandidatët e emëruar si një kandidat i mundshëm për ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Po ashtu ai është paraqitur si një kandidat i mundshëm presidencial për zgjedhjet e vitit 2028
