Kur mijëra maturantë janë ende duke zhvilluar provimin e matematikës, në kurorëzim të tre viteve të gjimnazit, kopje të testimit janë duke u shpërndarë në rrjetet sociale. Faqja ‘studentët denoncojnë’,  ka publikuar një mesazh ku thuhet se fletët e testimit janë bërë publike rreth orës 10 e 34 minuta.

‘Dërguar në mesazh: Pershendetje ne oren 10:34 min testi I sotem I matematikes duke u zgjidhur ne grupe studentore’, thuhet në postim.

Pavarësisht se maturantëve nuk iu lejohet që të mbajnë telefona gjatë kohës kur janë në provim, është e disata herë që testimet dalin në rrjet, pak minuta pas nisjes së orarit zyrtar të provimit.

Më herët maturantët kanë zhvilluar provimin e gjuhës së huaj dhe letërsisë.