Lufta mes grupeve mafioze serbe Kavaç dhe Skaljari vijon prej të paktën tetë vitesh dhe ka shkaktuar dhjetëra viktima deri më tani, përfshi edhe liderë të rendësishëm të grupeve kriminale. Pak javë më parë në Stamboll u vra bosi i grupit Skaliari, Jovan Vukotiç, i cili u qëllua në makinë teksa ishte duke udhëtuar me familjen e tij, shkruan abcnews.al.
Sipas mediaeve lokale, pas këtij ekzekutimi, policia turke nisi hetimet dhe arrestoi disa persona duke arritur në një zbulim të frikshëm gjatë ditës së djeshme në njërën prej lagjeve luksoze të Stambollit ku jetonte bosi i grupit Kavaç, Zeljko Bojaniç. Ky i fundit jetonte prej vitesh i qetë në Stamboll dhe kryente veprimtarinë e tij kriminale i pashqetësuar nga policia.]
Por, gjithçka u kthye përmbys kur njëri prej të arrestuarve tregoi se në bahçen e vilës së Bojaniçit ishin groposur të paktën tre kufoma. Njëra prej kufomave sipas dëshmisë i përket pjestarit të grupit kriminal serb Skaljari, Risto Mijonovik
Ky i fundit ishte shpallur i zhdukur prej dy vitesh dhe kërkohej nga grupi i tij dhe policia por pa rezultat. Sipas dëshmisë që mori policia turke, dyshohet se Mijonovik është parë për herë të fundit i kapur në vilën e kundërshtarit të tij duke bërë që policia të kryejë kërkime me eskavator për trupa pikërisht në bahçen e vilës ku jetonte dhe u kap Zeljko Bojaniç.
Dyshohet se të groposura aty janë edhe dy vajza. /abcnews.al