Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj bëri me dije se kategoritë që janë përfshirë në rritjen e pagave, do ta përfitojnë këtë rritje në pagesën që do të marrin në muajin qershor 2023, ku do të jetë e përfshirë dhe rritja e muajve prill e maj.
Ndërkohë projektligji për pagat kaloi sot në komisionin parlamentar dhe në javët në vijim do të miratohet edhe në Kuvend. Në muajin Qershor do të kalojnë pagat së bashku me rritjen që nga 1 prilli.
“Rritja e pagave të bëhet realitet jo vetëm për punonjësit e sigurisë, jo vetëm për punonjësit e shëndetësisë, por për punonjësit e gjithë adminstratës. Ky do jetë hapi i parë. Këtë vit pagat që do merrni në muajin Qershor do reflektojnë pagën e rritur dhe do kenë shtesën e pagës për muajin Prill dhe Maj.
Në muajin Qershor mos u habisni nëse paga do t’ju duket shumë e rrirut, por do ketë brenda dhe muajin Prill dhe Maj. Kjo do bëhet fakt me ligjin që do miratohet javën e ardhshme. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për ekonominë familjare. Jo vetëm në sektorin publik por dhe atë në privat. Kjo do të vijë me një reformë pagash edhe në sektorin privat. Ne do të kujdesemi që biznesi familjar të rritet”, tha Ibraimi.
Sakaq, Rama u shpreh se për rritjen e pagave ka pasur një debat me Ministren e Financave Delina Ibrahimaj. Ai u shpreh se premtimi i tij nuk ishte elektoral, pasi rritja e rrogave do të nisë sapo të miratohet në Kuvend.
“Pagat u bllokuan në Kuvend dhe medmek ishte një premtim elektoral. Dhe e vërteta është se pati një debat mes meje dhe ministres së financave. Është konceptuar në një hark 1-vjeçar. E para rritja për mjekët specialistë dhe punonjësit e sigurisë. Në harkun e një viti kjo do të përmbushet e tërë. Ligji që do të miratohet në Kuvend dhe të gjithë do të marrin pagatr nga 1 prilli i kaluar. Fillimisht do të rriten pagat e të gjithëve dhe më pas të deputetëve. Është në dikutim tani. Brenda 2-3 javësh maksimumi do tç fillojë rritja e pagave” tha Rama nga Shkodra.