Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për decentralizmin dhe performancën e qeverisjes vendore, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, vlerësoi punën e bërë nga bashkitë Tiranë dhe Elbasan, ndërsa apeloi administratorët e bashkive Vorë dhe Kavajë të punojnë më tepër për rritjen e performancës së tyre financiare. “Tirana dhe Elbasani konsiderohen bashki me performancë të mirë, ku stoku i detyrimeve të prapambetura ishte nën 5 %, ndaj shpenzimeve të tyre”, tha ministria. Ministrja Ibrahimaj paralajmëroi ndryshime ligjore në lidhje me mbledhjen e taksës së pasurisë, që tashmë është detyrë e pushtetit vendor.
Po ashtu, paralajmëroi ndryshime ligjore edhe sa i takon huave që përfitojnë nga qeveria qendrore, me qëllim bërjen të detyrueshme të pagesës së kredive, nga ana e këtyre njësive vendore.