Ka paqartësi se kur Zlatan Ibrahimovic do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitje në grup dhe më pas të thirret. Sulmuesi vazhdon të punojë në palestër, duke shpresuar që inflamacioni në tendinën e djathtë të Akilit të shërohet plotësisht sa më shpejt të jetë e mundur.

Olivier Giroud megjithate i ka zene vendin me paraqitje te mira dhe gola, por suedezi me përvojën dhe cilësitë e tij mund të japë një kontribut të madh në garën e kuqezinjve në Scudetto. Ibra ka shënuar 8 gola këtë sezon dhe përsa i përket realizimit mund të jetë absolutisht i dobishëm!

Ibrahimoviç dha një intervistë për Radio 105 dhe u tregua shumë i emocionuar, ai nuk duket si dikush që mendon të tërhiqet: “Unë kam besim në gjithçka që po bëj. Nuk e di sa do të vazhdoj, por gjithmonë përpiqem të kaloj përtej kufirit. Pse të jesh normal kur mund të jesh më i fortë?”.

Numri 11 i Milanit nuk di të vendosë ekuilibrin për të ardhmen, ai ende nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë: “Të shohim për të ardhmen. Jam kurioz për disa gjëra. Për shembull, të bëhem aktor… Diçka që më jep adrenalinë. Por asgjë nuk do të jetë si futbolli. Do të më duhet të bëj një ndryshim. Kam shumë projekte, por tani fokusi im është të jem futbollist. Kur te kthehem do te shemb stadiumin…

Objektivi Scudetto? Sigurisht, me kete Milan, fitimi i trofeut do te ishte shume me i lumtur per mua se sa 10 vite me pare. Ata qe flasin per mua keq dihen tashme, me mendojne te mbaruar, por do ta shohin”.

Zlatan ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në fushë. Nuk dihet se kur do të ndodhë kjo, por sulmuesi është duke u përkulur dhe shpreson që së shpejti të jetë në dispozicion të Piolit. Trajneri mezi pret që të mund të llogarisë sërish tek ai, në mënyrë që ai të alternojë me Giroud.