Dy ditë pas plagosjes së 28-vjeçarit, Edis Reçaj në Shkodër, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autori ne dyshuar.
Sipas policisë mësohet se i autori i dyshuar për plagosjen e Reçajt është Elfat Salihi 31-vjeç.
Policia ka dyshime se i plagosuri dhe autori njiheshin me njeri-tjetrin dhe kanë qenë duke qëndruar bashkë mbrëmjen e 19 prillit kur ndodhi plagosja, ndonëse ditën e djeshme në dëshminë e dhënë Reçaj tha se nuk e dinte kush ishte autori pasi në momentin që ai e kishte sulmuar kishte kapuç në kokë.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se 6 vite më parë, në 2016-en Elfat Salihi mbeti i plagosur në afërsi të banesës së tij teksa u qëllua me 4 plumba, por arriti që të shpëtonte.
Kujtojmë se Edis Reçaj u qëllua mbrëmjen e së martës me një plumb në këmbë në lagjen Paresh të Shkodrës. Në Spital ai dërgua nga i vëllai i tij dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.