Ka nisur me debate të ashpra sot mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.
Teksa po diskutohej për marrëveshjen e Portit të Durrësit, deputeti Edmond Spaho ka kërkuar që në mbledhje të jenë të pranishëm ata që e kanë firmosur duke i quajtur anëtarët e kabinetit qeveritar ‘hajdutë’.
Menjëherë pas akuzave të tij, ka “shpërthyer” me fyerje deputeti socialist Erion Braçe, ndërsa Spaho është larguar nga mbledhja.
Pjesë nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, diskutohet Pr/ligji “Marina dhe jahtet e Durrësit”:
Shalsi: Procedurat janë përshpejtuar sepse nuk ka kohë për të humbur.
Shehaj: Një procedurë që e do logjika dhe ligji, s’më prish puna ikja e një investitori nga Shqipëria, nuk është kjo filozofia e një komisioni, rruga e mbarë ore… S’bëhet kështu shteti, me ngutje.
Shalsi: Argument është t’i thuash udha e mbarë?!
Shehaj: Me shumë qejf ja them kush nuk do të investojë këtu. Unë do mundohem ta mbaj komisionin brenda ca rregullave llogjike, jo formale.
Shalsi: Nuk kemi luksin ne t’i themi udha e mbarë, ne jemi kthyer në “lypsarë” të investitorëve të huaj.
Braçe: Për aq kohë sa nuk ka një ligj për marinën, do ju lutesha…
(Ndërhyn Spaho)
Spaho: Jeni hajdutë të paskrupullt.. Të vijnë këtu ata që firmosën projektin..
Braçe: Ik ore pjerdhu…(Përdor fjalë fyese ndaj deputetit Edmond Spaho)
(Debat në Komision me tone të larta, fiken mikrofonët)
Shalsi: Zoti Xhelili ju lutem, po bëni debat personal, nuk është ky synimi. Kini parasysh diçka kolegë, janë disa kërkesa por ka edhe zhurmues që janë biznesmenë në detyrë dhe bëjnë një shoë banal e vulgar, pjesë e të cilës nuk mund të bëhemi ne.
(E.D/faxweb.al)