Aktorja e njohur, Arjola Demiri, vijon që të tregojë detaje të reja nga divorci i saj dhe rritja e vetme e tre fëmijëve të saj.
Duket se mbrëmje rrëfimesh ka qenë edhe ajo e mbrëmshja në të cilën aktorja i tregoi Semit momentin e largimit nga strehëza familjare që kishte ndërtuar me bashkëshortin e saj.
“Ika dhe nuk i tregova askujt se ku isha. E kisha tentuar edhe njëherë ndarjen dhe u shpërngula tek tezja por burri u rikthye dhe më mori fëmijët kështuqë u detyrova të kthehesha. Këtë herë vendosa që të zgjidhja veten edhe pse mund të dukej egoiste. Edhe sikur të ma shtronte rrugën me florin nuk do të mund të ndryshoja mendim”, tha aktorja nga Tropoja.
Arjola tregoi se gjatë një viti ndihej totalisht e pafuqishme dhe në udhëkryq pasi gjatë martesës nuk kishte mundur të siguronte as një stabilitet financiar apo profesional.