Dita Ndërkombëtare e Rinisë organizohet më 12 Gusht të çdo viti. Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën. Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi.Numri I të rinjëve që largohen është dita ditës në rritje. Qyteti Elbasanit është drejtë plakjes së tij, për shkak të largimit masiv të të rinjve. Pa ekzistencën e hapësirave të sigurta, të rinjtë ne Elbasan ndihen të frikësuar për të kontribuar lirshëm në komunitet. Shumë prinder në qytet jetojnë të vetëm pasi femijet e tyre janë larguar nga vendi.
Qytetaret Elbasanas te pyetur nga Egnatia Neës shprehen se papunsia është shkaku kryesor pse shumë të rinjë janë duke u larguar. Ata krahasojne rinin e tyre, dhe pse kushte kane qene teper te veshtira, ishte deshira e madhe per te punuar dhe te jetuarit prane familjareve.
Zhgënjimi i prindërve, sidomos i atyre me mundësi të larta ekonomike, shtyn të rinjtë të studiojnë jashtë, ndërsa të tjerët ikin nga mungesa e perspektivës dhe mundësive në vend. Rritja e dëshirës për emigrim zbulon dobësitë strukturore të ekonomisë dhe politikave, që në vend që të përmirësohen po përkeqësohen dhe nuk po gjenerojnë mundësi dhe perspektivë për popullatën. Fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë./Egnatia news