Aludimet e shumta për një ndarje mes ish- portierit madrilen Iker Casijas dhe bashkëshortes së tij, Sara Carbonero, i sqaroi më në fund Casijas. Ai, përmes një postimi në Instagram, postoi një foto me Sarën, duke zgjedhur ngjyrat bardh e zi, dhe shkruan lajmin që preku të gjithë fansat e çiftit.

Si unë dhe Sara, ndihemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që kemi dhe dashurinë që kemi ndarë me njëri- tjetrin dhe na ka bërë të lumtur. Por, sot rrugët tona do marrin drejtime të ndryshme, por jo të largta, pasi ne vazhdojmë të jemi në detyrë si prindër.

 Ky është një vendim shumë i menduar. Por ne do të jemi gjithmonë miq dhe do kemi repsekt për njëri- tjetrin. Prioriteti ynë janë fëmijët, ti mbrojmë dhe ti japim dashuri që të rriten shëndetshëm. Me këto fjalë ne kërkojmë që privatësia jonë të respektohet. Ju faleminderit për mirëkuptimin”

Lajmi i Fundit