Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT)  ka nisur këtë të enjte prishjen e objekteve në zonën e Skelës.

Mësohet se prishja e objekteve po bëhet për t’i hapur rrugë dhe projektit që lidh transballkaniken me Portin e Vlorës.

Sakaq, raportohet se këtë të enjte janë prishur dy objekte, ndërsa pritet që aksioni të vijojë për disa ditë.

Parashikohet qe përfundimi i rrugës transballkanike te përmirësoje lëvizjen e mjeteve te transportit ne hyrje dhe dalje te qytetit te Vlorës dhe aktualisht po punohet per finalizimin e segmenti rrugor me gjatësi rreth 1,4 kilometra, i cili lidh rrugën transballkanike me superstradën Fier-Vlorë, një investim me vlerë rreth 346 milion lekë. Por infrastruktura rrugore nuk do te jete e vetmja risi per sezonin turistik ne Vlore, pasi edhe porti i ketij qyteti i është nënshtruar rehabilitimit ne mënyre qe te mund te ankorohen anijet e mëdha turistike./abcnews.al