Home ELBASANI SOT IKMT Elbasan konstaton shkeljet administrative në kanionin e Sinecit

IKMT Elbasan konstaton shkeljet administrative në kanionin e Sinecit

63

3 inspektorë të IKMT-së Elbasan kanë kryer inspektimin e të gjithë zonës në Sinec ku firma Salillari po kryhen punimet për ndërtimim e një ujësjellësi dhe kanë verifikuar edhe shkeljet e kryera në kanionin e Sinecit.

Inspektimi është kryer pas vendimit të marrë nga ADZM Elbasan për pezullimin e punimeve në këtë zonë,të cilësuar “zonë e mbrojtur” e kategorisë së tretë. Kanë qënë 3 inspektorët e IKMT-së Elbasan: Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo ata që kanë mbajtur edhe proçes-verbalin e konstatimit të kundravajtjes,proçes-verbal i mbajtur në datën 05.08.2021.

Inspektorët ushtruan kontrroll në bashkinë Kuçovë dhe në kantierin e ndërtimit në Kanionin e Sinecit (monument natyre) dhe konstatuar kundravajtje ligjore. Sipas imspektorëve janë konstatuar kundravajtjet: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.

Pasi verifikuan dhe konfirmuan të gjitha kundravajtjet administrative që u kontatuar nga ADZM Elbasan, inspektorët e IKMT-së Elbasan vendosën për njoftimin e kryeinspektorit, me qëllim vazhdimin e mëtejshëm të proçedurave ligjore.