Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar këtë të shtunë ndërhyrjet në zonën e Rradhimës dhe Orikumit, në kuadër të projektit për zgjerimin e Lungomares në Vlorë. Objektet e prishura kanë qenë të pozicionuara në trasenë ku parashikohet zhvillimi i mëtejshëm i projektit, duke penguar vazhdimin e punimeve.
Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pas shembjeve të tjera të kryera në Dhërmi dhe Jalë, ku IKMT ka ndërhyrë për të liruar hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme apo që binin ndesh me projektet infrastrukturore në vijim.
Sipas burimeve zyrtare, aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, në funksion të zhvillimit urban dhe turistik të bregdetit jugor. / abcnews.al