Ish ministri i shëndetësisë nuk e ka kundërshtuar masën me detyrim paraqitje dhe bllokimin e pasaportës.
Në seancën e zhvilluar në GJKKO u njoh me akuzat për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit, por për mediat tha se ka rezerva.
Për mediat Ilir Beqaj nuk foli për tre akuzat e ngritura, por theksoi se sterilizimi solli përmirësim të kushteve spitalore
“Kam vetëm dy mesazhe jam në dispozicion të këtij procesi, kam vendosur të mos e kundërshtoj, vijoj të besoj se cfarë kemi bërë ka qenë gjë e mirë. Për cëshjen në janar bëhen 8vite që hetohet, 400 kirurgë operojnë në kushte sterile.” u shpreh Beqaj.
Vendimi ndaj tij vjen 4 vite pas paraqitjes së dosjes në SPAK. Për sterilizimin nën masën e arrestit me burg janë pronari i kompanisë fituese Ilir Rrapaj dhe ish zëvendësministri I shëndetësisë Klodian Rrjepaj.
“Në seancën gjyqësore të datës 20.11.2023 ora 12:00, personi nën hetim Ilir Beqaj përfitoj nga e drejta për të mos dhënë deklarime në seancën e marrjes në pyetje sipas nenit 248 pika 2 të K.Pr.Penale. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 127 Akti, datë 20.11.2023, vendosi: Vazhdimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilir Beqaj, me vendimin Nr. 119, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.” – thuhet në vendimin e GJKKO-së.