Me gjithë seancën maratonë me dyer të mbyllura, as këtë të enjte nuk u bë e mundur që procesi i sterilizimit nga seancë paraprake të kalojë në themel, një dosje me nëntë të midis tyre ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe zv.ministri dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Gjatë ditës SPAK mbylli leximin e 156 faqeve kërkesë për gjykim, ndërkohë që të enjten e ardhshme e kanë radhën avokatët qe të shtrojnë pyetjet. Megjithatë ish ministri i Shëndetësisë ka kërkuar edhe në ketë seancë shpjegime duke pyetur se në çfarë forme e ka kryer shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim. Ai dhe avokati kërkojnë detaje se me cilin nga të akuzuarit e tjerë bashkëveproi në dosjen e sterilizimit, hapur prej 2020.
Përballë pyetjeve të pandërprera të ish funksionarit prokurorët shpjeguan se Ilir Beqaj si ministër i kohës e shpërdoroi detyrën duke dëmtuar interesat e shtetit dhe jo duke favorizuar procedurat për dhënien me koncension.
Ish ministri i Shëndetësisë i cili do të vijojë me pyetje javën që vjen në kërkoi që qëndrimin e tij ta parashtrojë përmes kompjuterit por kërkesa nuk u pranua.
Që do të thotë se edhe Beqaj si të akuzuarit e tjerë do ti duhet ti lexojë faqe për faqe qëndrimin e tij, ashtu siç kërkoi të vepronte edhe SPK kur deklaroi kërkesën për gjykim.
Top Channel