Erion Murataj PSD

Monika Kryemadhi ka zgjedhur që të urojë ish bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i cili sot mbush 56 vjeç. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se kjo ditëlindje është e veçantë, ndërsa thekson se dhuratën më të bukur do ta marrë më 11 maj, duke e votuar të gjithë.

Ish bashkëshortja e Metës, e vlerëson atë, pasi siç shprehet ai “si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe  vendos parimet morale politike para interesit personal”.

“Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë”, shkruan Kryemadhi, e cila ka publikuar edhe një foto të Ilir Metës.

Postimi i Monika Kryemadhit

I uroj ditëlindjen Ilir Metës sot në 56 vjetorin e tij. Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër por ka një veçori komplet tjetër në këndvështrimin tim. 

Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në rradhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe  vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal.

Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë. 

Gëzuar ditëlindjen Ilir Metaj!