Presidenti i vendit Ilir Meta do të mbajë pasditen e sotme një konferencë me gazetarët.
Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi, i cili fton mediat të jenë prezente në ambientet e presidencës.
”Të dashur kolegë gazetarë, Sot në ora 17:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju fton të gjithëve në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit. Transmetim LIVE!”, shkruan Blushi në njoftimin e tij.
Konferenca e Metës vjen pas vendimit të SPAK për të pushuar hetimet për Ardian Dvoranin, ish-kreun e KED-së, ndaj të cilit presidenti kishte ngritur padi.
Një tjetër temë që pritet të diskutohet nga Meta është dhe ajo për akuzat nga kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili e ka quajtur trekëndësh të Bermudës presidentin, Berishanë dhe Ramën.