Presidenca reagon zyrtarisht për propozimin e gjeneral Bajram Begës në postin e kreut të ri të shtetit. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se shërbimet e institucionit të Presidentit po verifikojnë të gjitha procedurat për Begën.
Ndërkohë, zëdhënësi i Metës bën me dije se Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për këtë rast. Vetë Presidenti Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Stamboll, Turqi.
Ish-kryeministri Sali Berisha pak më parë i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta, që të mos dekretojë lirimin nga detyra të Bajram Begës, si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Sipas Berishës, ai është ushtarak aktiv dhe ligji e ndalon të zgjidhet në një detyrë tjetër.
Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi – 4 qershor 2022
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.
Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.