Dëgjova se ke një plan që pasi të kesh bërë fituese opozitën do të rikthehesh president i popullit .
Si plan nuk është keq Ilir, por ti e di më mirë dhe se unë që në mbledhjen e fundit të kryesisë je akuzuar nga “Hanxhia” pikërisht se doje ti qëndroje marrëveshjes .

E kur s’të eci plani brënda asaj që vetë ndërtove me shumë sakrifica madje, imagjino se ç’mund të ndodhi me planet 5 vjeçare ku duhet të bësh bashkë copat e një PD-je ku leshi i gunave në telat e shqupit nuk hiqet as me piskatoren e “Hanxhies” .

Nejse ti e di që halli i parë është hani që ndërtove e mori në qafë shum të rinj e të reja nuk eshte me ai i pari .
E sot ti ndërrosh tabelën hanit pas korrikut është e vështirë , sidomos pas martesave që janë bërë nga 2017 e këtej, por ti gjithsesi përpiqu edhe pse ke disavantazhin e madh që nuk ke me pas idealistë që përfundonin birucave me parrullën “VOTA ËSHTË E SHENJTË” si Debatikasit para togës së pushkatimit .

Sot ata që kanë ngelur mbajnë në kujtesë vetëm ata që ishin shokë e mbeten të tillë, edhe pse disa janë nën dhé , disa kanë gjetur një çadër tjetër, disa s’duan të djegin atë ç’ka kanë e mendojnë se kthimi jot mund të çajë një dritare në hanin e bunkerizuar të Monës, e disa të tjerë nuk jetojnë më ketu .

Ti mund të bësh plane Ilir, po jo pa “Hanxhien” sepse të dështojnë si koalicioni që planizove në zgjedhjet e 25 Prillit me Milon e Dulen edhe prapë “Hanxhia” me vulë e tapi ta zhbëri .

Të dalësh të thuash ti ILIR META se jam i tradhëtuar, për mua është e rëndë .
Imagjinoj sa e rëndelë mund të jetë për ty !

Nuk je sot i tradhëtuar Ilir !
Je tradhëtuar me Xhufin, Brojken, Kodren, Axhemin Klosin, Haxhinaston, Naçon e shumë e shumë të tjerë .
Sot po ta them publikisht pasi ka ardhur koha .
Asnjë nga këta nuk të tradhëtoi…

Tradhëtarët i ke te hani që tu mor ditën kur ti s’doje të bëheshe president e që tu mor përdhunshëm nga “Hanxhia” që sot e gëzon dhe që ti me të drejtë e akuzon për tradhëti edhe pse e di që s’ke çfarë i bën.
Ndaj ILIR MOS BËJ PLANE PA “HANXHIEN”.