Kryeministri Edi Rama teksa prezantonte kandidatët e PS-së në Elbasan, është ndalur tek sherri mes kandidatit për deputet të PD, Luçiano Boçi, dhe biznesmenit Gjergj Luca.
Kryeministri u shpreh se nëse “gurshtuesi i sipërmarrësit të madh do të kishte qenë cilido nga ne, ata do të kishin vënë kujën”.
“E pamë këtu në Elbasan pak ditë më parë dhe ju ftojmë të gjithëve ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi të madh këtu në Elbasan, si Gjergj Luca, të kishte qenë cilido prej nesh, cilido prej djemve e burrave që janë këtu në tavolinë. Imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, grabitësi i telefonit të tij, të ishte Taulanti, apo Luani, apo Florenci, cilido qoftë, cfarë do të ishte bërë dhe cfarë do të kishin bërë, e sa emaile e telefonata, llumi e balte do të kishin derdhur nëpër Evropë, e sa shumë do të kishin vënë kujën. Por, ne e kemi të qartë që njerëz të dëshpëruar, bëjnë gjëra të dëshpëruara, edhe ata janë të dëshpëruar, se e kanë të qartë që nuk kanë mundësi ta kenë një shans tjetër”, tha Rama.
Top Channel