Në një deklaratë të publikuar në revistën Nature, shkencëtarët në Howard Hughes Medical Institute tregojnë se kanë krijuar një sistem për të përkthyer mendimet e trurit rreth dorëshkrimit në një tekst real. “Ne kemi zhvilluar një kompjuter intrakortikal i cili përkthen aktivitetin neural të regjistruar gjatë një tentative për lëvizjen duarve për të shkruar, në një real-time text.” u shprehën ato.
Sikur të mos mjaftonte ky hap mjaft i madh, ekipi tejkaloi dhe një kufi tjetër në këtë eksperiment. Siç përmendet dhe në deklaratë, “Duke u përpjekur për të shkruar, personi i marrë në studim arriti të ‘shkruante’ 90 shkronja në minutë, më tepër se dyfishi i rekordit të mëparshëm të arritur nga një kompjuter i tillë.”
Nëse shkencëtarët do të arrijnë të krijojnë një sistem ku vetë mendimet dhe imagjinata të shërbejnë si një rrugë efektive komunikimi, shumë persona që vuajnë nga paraliza ose sëmundje të tjera neurologjike do të përmirësojnë jetesën e tyre. Howard Hughes Medical Institute shpjegoi nëpërmjet një videoje eksperimentin që ata kryen.
Në vitet e fundit computer-brain interfaces kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje. Një ndër shembujt më të njohur është Neuralink e Elon Musk.