Gjykata e Posaçme mbylli këtë të mërkuar shqyrtimin paraprak të dosjes së inceneratorit të Fierit dhe në datën 1 mars do të shpallë vendimin nëse do e kalojë atë për gjykim në themel apo jo.
Seanca nisi në orën 9 të mëngjesit, ku 18 të pandehur kërkuan pushim të çështjes dhe deklaruan se nuk janë të përfshirë në akuzat e ngritura nga SPAK.
Një javë më parë, Gjykata dëgjoi ish ministrin Lefter Koka dhe ish deputetin Alqi Bllako, të cilët po ashtu u deklaruan të pafajshëm.
18 nga të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa Etleva Kondi dhe shtetasi italian Cefaloni, kërkuan gjykim të zakonshëm.
