Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ashensorin e QSUT, ku një paciente 80 vjece dhe infermieria mbeten të plagosur.

Sipas News24, mësohet se barela ku ndodhej pacientja është zënë nga ashensori në momentin që është tentuar të futej brenda.

Punonjësi shëndetësor ka arritur tw mbaje me force derën e ashensorit dhe ka larguar pacienten nga barela qe te mos dëmtohej dhe kane ngecur te dy ne pjesën e brenda ashensorit, ndërsa barela është shtypur nga dera e ashensorit.

Me pas kane ndërhyre forcat zjarrfikëse per te hapur ashensorin dhe nxjerre dy te dëmtuarit.

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.