Kryetarja e Komisionit Hetimor për incineratorë dhe deputetja e PD Jorida Tabaku është shprehur se hetimet për aferën e incineratorëve janë në proces ndërsa shton se në padinë që është dorëzuar në SPAK personat e përfshirë janë të gjithë pjesë e politikës.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Tabaku tha se SPAK ka zgjeruar hetimin për personat e tjetër të përfshirë në këtë aferë.

Jorida Tabaku: Unë gjykoj se ndoshta hetimet janë në proces, gjykoj se ka akoma shumë informacion për të përpunuar. Në padinë që kemi dorëzuar si pjesë e punës së Komisonit Hetimor, janë të gjithë personat politikë ku përfshihet Lefter Koka dhe Alqi Bllako, po njëkohësisht administratorët e kompanisë, ku duhet të përfshihet edhe Loran Dusho. Është edhe Etleva Kondi, Pëllumb Abeshi, Erion Murataj. Janë të gjithë të përfshirë në padinë tonë. Gjykoj se duhet zgjeruar hetimi dhe me personat e tjerë.