Mbi 54 mijë njerëz janë evakuuar për shkak të shirave intensivë në rajonin Andhra Pradesh në jug të Indisë.
Zyrtari përgjegjës për menaxhimin e fatkeqësive të rajonit Andhra Pradesh, Kanna Babu tha se mbi 54 mijë persona në rajonet ku shirat janë intensivë janë evakuuar në kampet e ndihmës që ka formuar qeveria.
Për shkak të kushteve të këqija të motit është ndërprerë mësimi në disa zona dhe janë anuluar udhëtimet e trenave.