Ambasadori i Indisë në Kombet e Bashkuara dënoi vrasjet e civilëve në periferi të Kievit, Bucha, duke shënuar një ndryshim të dukshëm në qasjen publike të zyrtarëve indianë ndaj pushtimit të Ukrainës nga partneri i saj prej kohësh Rusia.
T.S. Tirumurti, Përfaqësuesi i Përhershëm i Indisë në OKB, i quajti raportet për vrasjet “thellësisht shqetësuese” gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën. “Ne i dënojmë pa mëdyshje këto vrasje dhe mbështesim thirrjen për një hetim të hapur”, tha Tirumurti, pa përmendur Rusinë.
“Situata në Ukrainë nuk ka treguar ndonjë përmirësim domethënës që kur Këshilli e diskutoi për herë të fundit këtë çështje. Situata vetëm është përkeqësuar, si dhe pasojat e saj humanitare”, tha ai.