Nga kjo fundjavë, Kina nuk do të jetë më vendi më i populluar i botës. Sipas përllogaritjeve të Kombeve të Bashkuara, brenda kësaj fundjave, India do të marrë kurorën e vendit me numrin më të lartë të popullsisë në botë, duke kapërcyer Kinën me një popullsi prej 1 miliardë e 425 milionë banorë.

Kjo shifër thyen kryesimin për më shumë se gjysmë shekulli, në renditjen e shteteve të botës për nga numri i popullsisë.

Ndikim në frenimin e rritjes së popullsisë kineze pati politika e vetëm një pasardhësi për çiftet në Kinë, që hyri në fuqi në ’80 dhe qëndroi për gati 4 dekada. Në Indi, lindshmëria ka rënë në mesatarisht 2 fëmijë për çift. Në vitet ’90 kjo mesatare ishte më shumë se 3.