Një infeksion kërpudhash vdekjeprurës që është i vështirë për t’u trajtuar po përhapet me shpejtësi me një ritëm “alarmantë”, thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Rastet në SHBA gati u dyfishuan në vitin 2021 nga 756 në 1,471, thotë raporti i CDC.
Njerëzit e shëndetshëm nuk janë në rrezik nga Candida auris, por ata me sistem të dobët imunitar ose që përdorin pajisje mjekësore si ventilatorë ose kateterë mund të vuajnë nga sëmundje të rënda ose të vdesin.
Shumica e rasteve të testuara ishin imun ndaj trajtimit anti-mykotik.
Për këtë arsye CDC e ka quajtur atë një “kërcënim urgjent të rezistencës antimikrobike”. Shumë pacientë janë në spitale dhe shtëpi të të moshuarve.
Një në tre pacientë me infeksione invazive vdes, por mund të jetë e vështirë të vlerësohet roli i saktë që ka luajtur Candida auris në pacientët vulnerabël, tha epidemiologia e CDC Dr Meghan Lyman, autorja kryesore e raportit.
Infeksioni u raportua për herë të parë në SHBA në vitin 2016. Rritja më e shpejtë e rasteve ishte nga viti 2020 deri në vitin 2021, sipas të dhënave të CDC të publikuara në Annals of Internal Medicine.
Një tjetër arsye shqetësuese ishte shtimi i rasteve që u bënë “rezistente ndaj ekinokandinave” që është ilaçi antimykotik më i rekomanduar për trajtimin e infeksionit.
CDC ia atribuon rritjen e parandalimit të dobët të infeksionit në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe përpjekjeve të zgjeruara të shqyrtimit.
Gjithashtu mund të jetë përkeqësuar për shkak të tendosjes në kujdesin shëndetësor dhe sistemet e shëndetit publik gjatë pandemisë Covid-19.
Dr Lyman, tha për CBS News se rritja “thekson nevojën për mbikëqyrje të vazhdueshme, kapacitet të zgjeruar laboratorik, teste më të shpejta diagnostikuese dhe respektimin e parandalimit dhe kontrollit të provuar të infeksionit”.
Vende të tjera gjithashtu kanë parë një rritje të rasteve të Candida auris.
Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e përfshiu atë në listën e saj të “patogjenëve me përparësi fungale”.