Vrasja me thikë e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosja shokut të tij Luis Meçja tronditi edhe njëherë shoqërinë dhe rinxorri në pah të metat e sistemit për garantimin e sigurisë së fëmijëve.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një investigim të zgjeruar rreth tragjedisë në fjalë dhe fenomeneve apo problematikave të sistemit institucional.
Debati me të panjohurat e ngjarjes që i mori jetën adoleshentit dhe faktet që zbërthen dosja e plotë hetimore. Dokumente ekskluzive që hedhin më shumë dritë rreth momenteve kontradiktore.
Një dokumentar që shkon përtej tragjedisë së Martinit dhe zbulon pasigurinë në shkolla ku gëlojnë paligjshmëritë, sherret, bullizimi, depërtimi i sendeve të ndaluara dhe drogave.
Top Channel